Parandaloni zemërimin: Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10

Parandaloni zemërimin: Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10

Çdo herë kur zemëroheni, pyetni veten se a ia vlen kjo me të vërtetë për nervat dhe shëndetin tuaj. Frymëmarrja e thellë, dëgjim i muzikës dhe numërimi deri në 10 me të vërtetë e ndalin valën e zemërimit në punë.

Çdo i katërti punonjës në punë është jashtëzakonisht nervoz, ka treguar hulumtimit i Universiteti Yale. Zemërimi zakonisht shkaktohet nga sjellja e eprorëve ose shfaqet për shkak të situatës së përgjithshme në vendin e punës.

Por ndjenjat e tilla negative mund të dëmtojnë shëndetin prandaj është më mirë të kontrollohen menjëherë. Në situatat kur mendoni që do të eksplodoni nga nervoza, për fillim merrni frymë thellë disa herë. Pastaj mund të përsëritni në vete: “Qetësohu”, “Relaksohu”, ose numëroni deri në dhjetë. Kur të qetësoheni pyeteni veten se si do ta zgjidhte situatën dikush që e respektoni dhe menjëherë ndërmerrni hapat e nevojshëm.

Por edhe dëgjimi i muzikës së preferuar menjëherë do t’ua përmirësojë disponimin, sado që të jeni të zemëruar. Pastaj mund të mbyllni sytë dhe t’i relaksoni muskujt. Po ashtu, kur të shkoni në shtëpi, bëni dush menjëherë ose përgatisni banjë aromatike.

Disa situata që ju zemërojnë nuk mund t’i zgjidhni vetë kurrsesi, prandaj më së miri është të pajtoheni sa më parë.

Ushtroni, flini të paktën shtatë orë, shmangni veset e këqija dhe do të jeni më të gatshëm fizikisht për t’u përballur me zemërimin.

Shpërndaje në: