Parandaloni depresionin me një orë ushtrime në javë
Rezultatet tregojnë se edhe sasi të vogla të stërvitjes mund të mbrojnë kundër depresionit, me përfitime të shëndetit mendor pa marrë parasysh moshën ose gjininë.
Në studimin më të madh dhe më të gjerë të këtij lloji, analiza përfshinte 33908 të rritur norvegjezë të cilët u monitoruan për 11 vite.
Ekipi ndërkombëtar i hulumtimit zbuloi se 12 përqind e rasteve të depresionit mund të ishin parandaluar nëse pjesëmarrësit do të ushtroheshin vetëm një orë çdo javë.
“Ne e dinim që stërvitja ka një rol në trajtimin e simptomave të depresionit, por kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik”, tha autori kryesor Samuel Harvey .
Këto gjetje janë emocionuese sepse tregojnë se edhe sasi relativisht të vogla të stërvitjes – një orë në javë – mund të ofrojnë mbrojtje të rëndësishme kundër depresionit.
“Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht pse stërvitja mund të ketë këtë efekt mbrojtës, por ne besojmë se është nga ndikimi i kombinuar i përfitimeve të ndryshme fizike dhe sociale të aktivitetit fizik”, thotë studiuesi.