Parandalohet krimi në Elbasan: 49 vjeçari tenton të godasë me sëpatë djalin 10 vjeç

Parandalohet krimi në Elbasan: 49 vjeçari tenton të godasë me sëpatë djalin 10 vjeç

Është parandaluar një ngjarje e rëndë në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Sipas policisë, është arrestuar një 49 vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç.

“Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh. 

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Shpërndaje në: