Parandalohet kontrabandimi i rreth 1 mijë e 500 litrave pijesh të ndryshme

Parandalohet kontrabandimi i rreth 1 mijë e 500 litrave pijesh të ndryshme

Dogana e Kosovës thotë se mbrëmë në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë ka parandaluar kontrabandimin e mbi 1000 litra pije.

“Mbreme ne pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë. Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra. Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana tha se ka parandaluar kontrabandimin e rreth 750 litra birrë, 200 litra pije energjike, 120 litra pije të gazuara dhe 350 litra lëngje të ndryshme.

“Kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: