Paralajmëron Marine Le Pen: Ekzistenca e Francës është në rrezik

Paralajmëron Marine Le Pen: Ekzistenca e Francës është në rrezik

Marine Le Pen i është drejtuar turmave në Paris, për të vënë në shënjestër sistemin gjyqësor që e dënoi.

Ajo përsëriti pretendimet e saj të mëparshme: “Ky nuk është një vendim i drejtësisë – ky është një vendim politik”, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se Le Pen i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të saj dënimit të sistemit gjyqësor, përcjell Periskopi.

“Një falënderim i madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen… ju jeni të mrekullueshëm”, tha Le Pen.

“Nuk di të dorëzohem.Ne jemi të përkushtuar ndaj luftës”, vazhdoi ajo.

Krahas kësaj, ajo pretendoi se “vetë ekzistenca e Francës është në rrezik”.

Ndryshe, Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.

Ajo u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së. Gjithashtu, u dënua me katër vjet burg, dy vjet me kusht.

Shpërndaje në: