Paralajmërojnë mjekët: Procedura për rritjen e penisit e rrezikshme dhe nuk funksionon

Paralajmërojnë mjekët: Procedura për rritjen e penisit e rrezikshme dhe nuk funksionon

Kirurgjia për rritjen e penisit funksionon rrallë dhe nuk duhet të realizohet pothuajse kurrë, kanë paralajmëruar mjekët.

Hulumtuesit gjetën sederi në 80 për qind të meshkujve që kanë kryer këtë procedurë janë të pakënaqur me rezultatet, dhe shumë prej tyre kanë mbetur me penis “të shëmtuar” ose edhe më të vogël.

Klinikat private po shfrytëzojnë burrat e pasigurtë rreth trupave të tyre, pohoi një ekspert, me shumicën dërrmuese të konsumatorëve që tashmë kanë penisë normale.

Procedurat më të njohura të zgjerimit të penisit janë injeksione filler për ta bërë atë më të trashë dhe operacion për të prerë një ligament në krye, gjë që e bën atë të duket më i gjatë.

Por të dyja kanë një rrezik të lartë të ndërlikimeve, një studim ka paralajmëruar dhe rrallë ia vlen përpjekja ose paratë – shpenzimet mund të rriten deri në 40,000 funta.

Shpërndaje në: