Paralajmërohet telefonata Trump-Putin këtë javë

Paralajmërohet telefonata Trump-Putin këtë javë

Steve Witkoff,  I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë të dielën se ai priste që presidenti amerikan të fliste me presientin e Rusisë Vladimir Putin këtë javë, duke thënë se presidenti rus “pranon filozofinë” e armëpushimit dhe kushteve të paqes të Trump. Ai ka paralajmëruar telefonata të nivelit të lartë.

Witkoff i ka thënë CNN se diskutimet me Putinin gjatë disa orësh javën e kaluar ishin “positive” dhe “të bazuara në zgjidhje”, transmeton Periskopi.

Siç shkruan The Guardian, ai nuk pranoi të konfirmonte kur u pyet nëse kërkesat e Putinit përfshinin dorëzimin e forcave ukrainase në Kursk; njohja ndërkombëtare e territorit ukrainas të sekuestruar nga Rusia; kufizimet në aftësinë e Ukrainës për t’u mobilizuar; ndalimi i ndihmës ushtarake perëndimore; dhe ndalimin e paqeruajtësve të huaj.

Putin tha të enjten se ai mbështet një armëpushim, por përshkroi detaje të shumta që duhet të negociohen përpara se marrëveshja të mund të përfundojë. Presidenti rus tha se ishte i hapur për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA, por ofroi kushte të paqarta për mbështetjen e tij, duke ngritur pikëpyetje se çfarë dëshiron Kremlini.

Shpërndaje në: