Paralajmërohet sezoni i dytë i Emily in Paris
Emily Cooper do të vazhdojë të qëndrojë në Paris me shpresën se këtë herë do të ketë mësuar të flasë frëngjisht.
Netflix njoftoi se po vjen sezoni i dytë i “Emily in Paris’. Njoftimi vjen gati dy muaj pasi shfaqja u kthye në qendër të vëmendjes në internet, sidomos pas kritikave të francezëve. Sidoqoftë, seriali është një nga më të suksesshmit në listat e fundit të Netflix, ndaj sezoni i dytë nuk erdhi aspak surprizë.
“Emily në Paris” ndjek Emily (Lily Collins), një vajzë ambicioze e njëzet e diçka vjeç nga Çikago, e cila papritur vendoset në Paris në një kompani luksoze marketingu. Ajo ka për detyrë të riformojë strategjinë e tyre të rrjeteve sociale dhe fillon një jetë të re në Paris mbushur me aventura dhe sfida.