Paralajmërohet rënie e temperaturave dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar se do të ketë rënie të lehtë të temperaturave dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se temperaturat maksimale në vendin tonë do të lëvizin në mes 28°C deri në 33 gradë Celsiut, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17 deri në 22 gradë Celsiut.
Sipas njoftimit, vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30 gradë Celsiut, në vendet fqinje, e po ashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43 gradë Celsiut.
“Që nga e mërkura pasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.
RËNIE E LEHTË E TEMPERATURAVE DHE STUHI ME RREBESHE SHIU E BRESHËRI
Vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e…
Posted by Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA on Tuesday, July 16, 2024