Paralajmërimi se do ta kontestojnë miratimin e 20 ligjeve, Abelard Tahiri nesër konferencë para Gjykatës Kushtetuese

Paralajmërimi se do ta kontestojnë miratimin e 20 ligjeve, Abelard Tahiri nesër konferencë para Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban nesër konferencë për media, njofton PDK.

Ai do t’i drejtohet mediave në orën 10:30.

Ditë më parë, Abelard Tahiri pohoi se seanca e mbajtur e Kuvendit javën që shkoi është karakterizuar me abuzimin dhe shkeljen e procedurës parlamentare duke njoftuar se ligjet e miratuara nga kjo seancë, e që janë 20 të tilla, PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për këtë paralajmërim që bëri Tahiri.

Shpërndaje në: