Paralajmërimi për padi, deputetja e LVV-së i reagon Çitakut

Paralajmërimi për padi, deputetja e LVV-së i reagon Çitakut

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu – Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, e cila në një konferencë për media njoftoi se do ta padisë deputeten e LVV-së për shpifje.

Kryeziu – Hyseni kishte deklaruar se dy zyrtarë të PDK-së kanë lobuar kundër heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës.

Deputetja Kryeziu – Hyseni thotë se tashmë ka reaguar një tjetër lobuese për mos heqjen e masave të vendosura nga BE.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku.
Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Çitaku ka pohuar sot se Kosova është nën sanksione për shkak të Qeverisë.

“Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por Partinë Demokratike. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo.

PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Shpërndaje në: