Paralajmërimet për bllokimin e të gjitha pikave kufitare të Serbisë, QKMK del me njoftimin e fundit
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kombëtar i ka bërë thirrje mërgimtarëve që planifikojnë të udhëtojnë që t’i shmangin të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Në njoftimin për media thuhet se kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.
“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në Pikë Kalimet Kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.
Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.
Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që t’i shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë.