Paralajmërimet e pushtetit për luftë, flet për Periskopin eksperti i sigurisë

Paralajmërimet e pushtetit për luftë, flet për Periskopin eksperti i sigurisë

Deklaratat që Serbia do ta përsëris një sulm të ngjashëm si ai i Banjskës, kohëve të fundit janë të shumta, shkruan Periskopi.

Duke filluar nga kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca, e ministrja Gërvalla e pothuajse të gjithe eksponentët e pushtetit, në deklaratat e tyre përmendin luftën. Lidhur me këtë çështje për Periskopin ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

I pyetur se a ka rrezik në rajon nga shpërthimi i një lufte Shala u shpreh se Kosova ka ndermarrur të gjitha veprimet institucionale për të rikthyer dhe garantuar sigurinë nacionale në atë pjesë.

“Kosova ka ndërmarrur të gjitha veprimet institucionale për të rikthyer dhe garantuar sigurinë nacionale në atë pjesë e forcu sigurin publike për qytetaret tanë. Në lidhje me kërcënimet në vazhdimwsi mund të themi që siguria e vendit kërcënohet nga Beogradi në vazhdimësi duke përgatitur madje edhe pas sulmit të Banjskës grupe të reja në kampe për nevojat e saj.”- u shpreh ai për Periskopin.

Sipas Shalës Serbia rrezikon sigurinë jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë.

“Nga akteret jo shtetorë që i ka të krijuar serbia (lufta hibride me kontraktor privat ushtarak etj ) do të luaj një rol të rëndësishëm në tentativen për të rrezikuar sigurinë jo vetem të RKS por edhe me gjerë. Aleksander Vuqiqi dhe grupi i tij terroristë padyshim na tregojnë çështje interesante që është tani edhe vizualisht e dukshme për opinion është shndërruar si oazë e doktrines ruse që synim ka daljen ne Mesdhe e tutje përmes linjës kriminale/mafioze e fetare”- tha ai.

Sipas tij këto raportime dëshmojnë që jemi në rrezik për rrjedhje të informacionit nga kërcënime që vijnë nga brenda dhe jashtë territorit.

“Prandaj ky raportim po dëshmon që jemi në rrjedhje të informacionit për kërcënimet dhe rreziqet që vin nga jashtë dhe brenda territorit.”- tha Shala./ Periskopi

Shpërndaje në: