Paralajmërimet e një gazetari iranian
Tungjatjeta. Unë quhem Bahman Nirumandi. Jam gazetar dhe shkrimtar iranian. Jam një nga ata që kam pasë rol aktiv në rrëzimin e Shahut. Dhe gjithashtu jam një nga miliona majtistë, demokratë, liberalë dhe nacionalistë që kanë besu se mullahët do të sillnin demokraci.
Po, Khomeini na premtoi xhenetin në tokë për ne. Demokracia ka me ardhë, askush nuk do të arrestohet për shkak të pikëpamjeve dhe ideve të tij politike, nuk do të torturohet, grave do t’u jepen të drejta të barabarta dhe veshja do të jetë krejt e sipas dëshirës.
Çdo gja ndryshoi më 14 janar, 1979. Shahu iku nga Irani. Pastaj ndodhi marshimi ma i madh në historinë e Iranit në Teheran. Censurë, ndalesa nuk kishte, bërtitnim qysh donim.
Të nesërmen nga një gazetë mësuem lajmin se një hajdut, i kapun nga disa mullahë të rij, ishte dënu me 35 të rame kamxhiku nga një që quhej Gjyq Islamik.
Lajmin nuk e morëm seriozisht; punë e katër-pesë halabakëve.
Ndërkohë, djegies e fabrikave të birrave e të venës, heqjes së filmave nga kinematë dhe hedhjes së tyne në rrugë nuk ia vumë mendjen. Nuk donim që telashet e vogla të na pengonin disa gjana në përpjekjet për demokratizimin e shoqnisë drejt pavarësisë kombëtare.
Na tue i thanë këto, mullahët morën vendime të njëmbasnjëshme regresive që gratë dhe burrat nuk mujnë me notu krah për krah; nuk mujnë me qenë në të njëjtat klasa në shkolla; nuk mujnë me ba sport së bashku.
“Tue thanë se afër grave myslimane laviret nuk kanë vend u ba e detyrueshme mbulesa e grave. Kështu nisën përleshjet, sidomos në universitete.
U shqetësuem nga këto konflikte; tue e ritrajtu çashtjen e grave nuk donim me kalu në plan të dhjetë!
Gratë që dilnin në rrugë pa perçe, pa mbulesë koke, rriheshin para syve tanë. Disa grave iu hodh në fytyrë sodë kaustike (acid).
E na hala flisnim fjalë të mëdha; ndodhitë e këtilla shpresonim se ishin pjesë e pashmangshme e kohës së trazueme! Ndaleshim së vepruemi sipas kushteve të tilla si ato të Shoqatës për Veprim të Përbashkët.
Janë dhembje të përkohëshme, menduem
Khomeini thoshte se shkaku i të gjitha problemeve tona janë të pamoralshmet në komunitetin tonë. Thoshte se ne duhet me i gërmu rranjët; mullahët e rij përhapnin terror. Libraritë u bastisën; dyqaneve që shitnin gazeta iu vu zjarmi.
Gjykata islamike në Shiraz ekzekuton katër persona për arsye se janë homoseksualë dhe prostituta. Ngjarje të ngjashme zhvillohen në Teheran, vihen para pushkatimit vargu i tre prostitutave dhe i tre homoseksualëve.
Tani kur mendoj për këtë, mendoj se me kohë njerëzit mësohen me të gjitha llojet e poshtnimit. Ne nuk e shihim asnjë; aq shumë i besonim saktësisë së stereotipeve tona.
Megjithatë, shoqnia po fetarizohej shpejt. Mbas çdo vendimi vinim bash në këtë përfundim. Por kjo gjithmonë na ndiqte pas.
Mosha e martesës për vajzat u ul nga 18 në 13. U ndalu parfumi, të kuqtë e buzëve, boja e flokëve, hymja e mallrave për gra, të tilla si bizhuteri etj. Nuk lejohej as shfaqja e të mbrendshmeve, gjoksoreve e kombinezoneve të grave në dyqane etj.
Nëpunëseve të shtetit iu dha urdhën me u veshë me hixhab në zyrat publike.
Ne intelektualët gjithmonë ishin në të njëjtën ide: ndodhin raste të tilla kur kemi dhembjet e tranzicionit kah demokracia dhe liria. Nuk kishte asnjë nevojë me fry e me acaru situatën.
Loja me referendum
Tre muej ma parë Khomeini, tue përfshi edhe komunistët në Paris, fliste për organizmin e demokracisë dhe lirisë në të gjitha pikëpamjet, por tani të gjithë të majtët, nacionalistët dhe liberalët i kishte shpallë armik të islamit.
Strategjia më e mirë politike e mullahëve: sapo ktheheshin në punë menjëherë e ndërronin rendin e ditës.
Ata sollën në rendin e ditës çashtjen e referendumit. Popullin do ta pyesnin: A e doni apo nuk e doni Republikën Islamike?
Pa dyshim kjo ishte lojë…
Propaganda ishte e qartë; ata thanë: a po i thoni po apo jo islamit?
Na e dinim këtë lojë, por mendonin: ajo që asht e randësishme asht Republika; janë zgjedhjet e lira; të drejtat demokratike; janë liritë. Pse me dalë kundër nëse Republika i siguron këto?
Në fund, 20 milionë thanë po, jo thanë vetëm 140 mijë.
Mullahët i përdorën shumë mirë rezultatet e referendumit. Pas televizionit tani edhe shtypi kaloi duart e tyne. Numri i kundërshtarëve doli si me qenë vetëm i gjithi 140 mijë njerëz. Ndërsa mbrenda 20 milionëshit kanë qenë edhe votat tona. Por zaneve tona nuk iu dha leje ma.
Për shembull, gazetën liberale njëmilionëshe Ayendeg e mbyllën. Pastaj i erdhi rendi gazetës Keyhan; kështu u mundësu shpunësimi i shkrimtarëve opozitarë.
Një ndryshim kaq të madh, për një kohë kaq të shkurtë, të njerëzve të revoltuem për liri, demokraci dhe pavarësi nuk mun e merrnim me mend.
Mendonim se ndalesave dhe ligjeve reaksionare të mullahëve populli ka me i dalë kundër. Ndërsa, ndodhi e kundërta: tue ndalu, tue vu censurë, numri i ndjekësve të mullahëve erdhi tue u rritë.
Mbulesa u kthy në modë!
Të gjithë ata qe menduen se kjo ka me qenë një furtunë e përkohshme e kishin ba një gabim të madh.
Pas komunistëve, majtistëve, demokratëve, me kohë, cak i mullahëve u banë edhe islamistët liberalë.
Në kohën e Shahut shumë njerëz u burgosën; u egzekutuen.
Me miliona njerëz ikën jashtë vendit në mënyrë që të shpëtonin kryet.
Unë isha një nga ata që u arratis. Shpresoj se dikush do të marrë mësim nga gabimet tona.
Bahman Nirumand është shkrimtar dhe gazetar iranian dhe gjerman
Përkthyer: A.M.