Paralajmërim ‘i frikshëm’ për bitcoin: Flluskë që do të shpërthejë

Paralajmërim ‘i frikshëm’ për bitcoin: Flluskë që do të shpërthejë

‘Një flluskë pothuajse e garantuar për të shpërthyer’, kështu tha Wolf of Wall Street,  Jordani Belfort duke shtuar se Bitcoin është një ‘mashtrim i madh’ pasi monedha virtuale po qëndron gjithë kohën e lartë dhe një ditë do të bije.

“Nxitësit po promovojnë një mashtrim masiv për të gjithë,” tha Jordan Belfort i cili është një ish-agjent i bursës.

Jordan Belfort, the real-life Wolf of Wall Street

Ai të gjitha këto deklarata i bërë të premten në një prononcim për CNN. Belfort për gjithë ata që nuk e njohin është një ish-agjent i bursës i cili zhvilloi një skemë të manipulimit të stokut prej 100 milion dollarë, skemë kjo që e futi atë në burg, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, bazuar në eksperiencën e Belfort është realizuar edhe filmi më të njëjtin emër, pra “Wolf of Wall Street” kurse Leonardo DiCaprio kishte rolin e Belfort.

Belfort has warned investors against buying the virtual currency Bitcoin, which blasted to another all-time high of almost $18,000 on the Bitstamp exchange on Friday, up nine percent on the day

“Është shumë e rrezikshme për njerëzit që e shikojnë bitcoin si një gjë të mirë, është një flluskë” ka thënë ai.

“Në fazën e ardhshme, do ta shihni me të vërtetë ngritjen në qiell të tij, dhe do të ketë një shtrëngim të shkurtër dhe pastaj do të bie në humnerë, është pothuajse një garanci”, tha Belfort.

Shpërndaje në: