Para takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun – BE del me njoftim
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takime të ndara me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak, para se të mbahet takimi trepalësh.
Tutje thuhet se Kurti dhe Vuçiqi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se do të ketë deklaratë për media nga Borrelli para dhe pas mbajtjes së takimeve.