Para se të vishni bikinit e reja, zbardhni lëkurën rreth zonës intime me këto 3 mënyra natyrale

Para se të vishni bikinit e reja, zbardhni lëkurën rreth zonës intime me këto 3 mënyra natyrale

Në artikujt tanëju kemi informuar vazhdimisht për rëndësinë e higjienës, sidomos në pjesët intime. Në qoftë se shumë prej jush i druhen provës së bikinit për shkak të kilogramëve të marrë gjatë dimrit, jo më pak shqetësuese janë edhe shenjat e errëta përqark zonës intime. Sikur të mos mjaftonin njolla kafe në fytyrë, u duhet të përballeni me to edhe në këtë zonë kaq delikate. Diabeti apo çrregullimet hormonale, ndikojnë drejtpërdrejt në nxirjen e lëkurës rreth kofshëve apo vaginës. Living ju njeh me disa trajtime natyrale që do i japin fund këtij problemi aspak estetik:

• Limoni: Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden në sqetulla si dhe i zbardh ato. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.

• Ujë orizi: Uji i orizit është i pasur me vitaminë B,acid folik, hekur, kalium, magnez dhe zink , të cilat i fiton gjatë zierjes. Shërben si tonifikues i mrekullueshëm natyral i lëkurës, heq njollat kafe në zonën intime dhe nxit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë delikate. Pasi të zieni orizin, kullojeni dhe vendosni në ftohje ujin e përdorur. Më pas hidheni në një shishe sprucator dhe përdoreni disa herë gjatë ditës për njollat kafe.

• Uji i oksigjenuar dhe vaj kokosi: Vitamina E që gjendet në vajin e arrës së koksit ka efekt hidratues për lëkurën delikate rreth zonës intime, ndërsa uji i oksigjenuar  do u rikthejë atyre tonin e tyre natyral. Bashkojini këta dy produkte dhe masazhoni lëkurën për 15-20 minuta me anë të një tamponi pambuku. Ky trajtim duhet përsëritur para se të flini, në mënyrë që të veprojë gjatë gjithë natës.

Shpërndaje në: