Para se të bashkohej me Al Nassr, Ronaldo e kishte refuzuar këtë klub të madh

Para se të bashkohej me Al Nassr, Ronaldo e kishte refuzuar këtë klub të madh

Cristiano Ronaldos iu ofrua një paketë e lartë pagese që do të përputhej me atë që ai fitoi për Manchester United përpara transferimit të tij të bujshëm te Al Nassr.

Ylli i Al Nassr ishte lojtari me të ardhurat më të larta të United pas rikthimit të tij të suksesshëm në Old Trafford, që thuhet se fitonte rreth 480 mijë euro në javë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Ronaldo ishte i pakënaqur me trajtimin e tij nën drejtimin e trajnerit të United, Erik ten Hag këtë sezon dhe po luftonte për vendin e titullarit.

Ronaldo nisi një sulm të ashpër ndaj Ten Hag, ish-shokëve të tij të skuadrës në United dhe familjes Glazer gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan në TalkTV.

Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar portugez me United u ndërpre më vonë përpara se të bënte një transferim 200 milionësh te Al Nassr.

Ronaldo, i cili ka kontratë me Al Nassr deri në vitin 2025, tani është futbollisti më i paguar në botë falë pagës së tij 177 milionë funte.

Kapiteni i Portugalisë kishte pohuar gjatë konferencës së tij të parë për shtyp në Al Nassr se kishte marrë “shumë” oferta transferimi, përfshirë edhe klubet në Amerikën e Jugut.

Presidenti i Corinthians, Duilio Monteiro Alves tani ka konfirmuar se klubi brazilian i bëri një ofertë Ronaldos pasi ai u bë lojtar i lirë.

Sipas Alves, paketa e pagesave të Corinthians për pesë herë fituesin e Topit të Artë do të ishte “e barabartë” me pagën e tij në United.

Megjithatë, shefi i Corinthians pranoi se klubi i tij u tërhoqën kur kuptuan propozim e skuadrës al Nassr nga Arabia Saudite që ishte “20 herë më i lartë”.

Duke folur për Os Donos da Bola, Alves tha: “Ne i bëmë një ofertë Cristiano Ronaldos. Një pagë e barabartë me atë që fitoi në United, një marrëveshje dyvjeçare me ndihmën e sponsorëve.

“E di që ai kishte edhe propozime nga Evropa. Por propozimi nga Arabia Saudite ishte 20 herë më i lartë.

“Unë fola gjashtë, shtatë herë me [agjentin] Jorge Mendes dhe, në fund, ne dërguam një propozim përmes një personi tjetër”, tha ai.

Shpërndaje në: