Para sanksioneve të Abramowich, ylli i Chelseat kishte arritur marrëveshje për rinovim kontrate

Para sanksioneve të Abramowich, ylli i Chelseat kishte arritur marrëveshje për rinovim kontrate

Sipas “Bild”, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger kishte arritur marrëveshje personale për të rinovuar kontratën e tij, gjë kjo që do të nënkuptonte vazhdimin e së ardhmes së Rudiger në “Stamford Bridge”.

Sidoqoftë, thuhet se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për pagën e lojtarit, dhe tani bisedimet nuk mund të vazhdojnë për shkak të sanksioneve që momentalisht kanë goditur Chelsean, përcjell KosovaPress.

Kjo situatë tani ka alarmuar klubet të cilat kanë shprehur interesim në shërbimet e Rudiger, ku spekulohet se Manchester United, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë skuadrat të cilat i kanë hyrë garës për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit gjerman.

Që prej transferimit të tij nga Roma te Chelsea, Antonio Rudiger ka arritur të bëjë 190 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 10 gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në: