Paqarada pëson lëndim, në dyshim për ndeshjet e nëntorit

Paqarada pëson lëndim, në dyshim për ndeshjet e nëntorit

Leart Paqarada pati paraqitje shumë të mirë të shtunën në fitoren 1:0 të skuadrës së tij, Kolnit, ndaj Greuther Furthit në Bundesliga 2.

Ai madje e ka qëlluar edhe transversalen në minutën e 65-të nga afro 25 metra, nga goditja e dënimit.

Por vetëm tre minuta më pas, mbrojtësi i Kosovës është dashur të largohet nga loja.

“Kicker” i Gjermanisë ka shkruar se Paqarada ka mbetur i shtrirë në fushë dhe sipas mediumit gjerman, ai ka pësuar lëndim të muskulit aduktor.

Nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen më.

Kolni fitoi me gol të minutës së 94-t.

Paqarada ishte i përfshirë të shtunën në listën e selektorit Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë në Bukuresht dhe ndaj Lituanisë në Prishtinë.

Por mbetet në dyshim për të luajtur në këto dy ballafaqime.

Shpërndaje në: