Paqarada fajëson gjyqtarin për rezultatin e takimit
Mbrojtësi anësor, Leart Paqarada, ka fajësuar gjyqtarin e takimit për rezultatin dëshpërues sot ndaj Andorrës.
Ai thotë se pritën tre pikë sot, por falë vendimeve të gjyqtarit kjo nuk u arrit.
“Kemi pritur tre pikë sot, ishim pak pafat. Referi nuk ke ne anën tonë dhe këto gjërat kenë arsye që të mos i marrim tre pikë sot”.
Paqarada komentoi edhe kthimin e tij në Kombëtare, duke thënë se kishte dëshirë të tregonte më shumë sot nga vetja e tij.
“Dy vjet janë një kohë të gjatë, shumë jam lut për më u rikthy prapë. Loja në Izrael nuk ka qenë shumë e keqe, sikurse të marrim tre pikë këtu do ishin të rëndësishme. Sigurisht kam pasur më shumë dëshirë të tregoja më shumë”.
Ai thotë se kjo skuadër ka potencial të madh dhe se në qershor duhet fokus për të arritur rezultate më të mira.
“A ka potencial më të madh kjo skuadër? 100 për qind. Kjo skuadër ka nivel më të lartë dhe duhet ta gjejmë vetën. Të fokusohemi për ndeshjet e qershorit dhe gjithmonë me kokën lartë”.