Papa Françesku shfaqet për herë të parë nga spitali i Romës

Papa Françesku është shfaqur në dritaren e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt.
Sipas mediave të huaja, Papa 88-vjeçar do të lirohet të dielën dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë, transmeton Periskopi.
Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti “dy momente shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.
“Sot jemi të lumtur të themi se nesër ai do të jetë në shtëpi”, u tha Dr Alfieri gazetarëve të shtunën, shkruan A2 CNN.
Papa do të ofrojë një bekim nga dritarja e tij në spitalin Gemelli të dielën, hera e parë që ai do të shfaqet në publik që kur u shtrua në spital, përpara se të kthehet në rezidencën e tij në Vatikan.
Dr Alfieri tha se pacientët me pneumoni të dyfishtë humbasin pak zërin dhe “sidomos te të moshuarit do të duhet kohë që zëri juaj të kthehet në normalitet”.
Të premten, kardinali Victor Fernandez kishte thënë se “oksigjeni me rrjedhje të lartë than gjithçka” dhe si rezultat Papa “duhet të rimësojë se si të flasë”, kishte raportuar Reuters.
Nëse trendi i përmirësimit vazhdon, thonë mjekët, Papa do të jetë në gjendje të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur.