Papa dënon sulmin ndaj Trumpit: I bashkohemi lutjeve për Amerikën
Papa Françesku ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, prej të cilës shpëtoi me një lendim të lehtë.
Në një deklaratë nga Vatikani, Papa tha: “Selia e Shenjtë shpreh shqetësimin e saj për episodin e dhunës së mbrëmshme, i cili dëmton njerëzit dhe demokracinë, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje”, ka raportuar Sky news
“Ne i bashkohemi lutjeve të Ipeshkvëve të SHBA-së për Amerikën, për viktimat dhe për paqen në vend, në mënyrë që arsyet e dhunës të mos mbizotërojnë kurrë”, ka deklaruar ai.