Panxhari parandalon kancerin e gjirit thonë analizat, por jo vetëm kaq!
Panxhari, i njohur ndyshe si burimi i energjisë, falë përbërësve që luftojnë qelizat kancerogjene dhe ripërtërijnë ato, duket se është një ndër perimet më të rëndësishme të piramidës ushqimore.
Ngjyrën karakteristike të kuqe e merr falë antioksidantëve të fuqishëm të njohur me emrin betacianine, të cilët reduktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit etj.
Antioksidantët të cilët gjenden me shumicë tek panxhari, parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe plakjen e parakohshme.
Panxhari është burim shumë i mirë i vitaminave të ndryshme dhe elementëve si mangani, triptofani, nitrati etj.
Nga shëndeti i zemrës, deri tek parandalimi i kancerit, më poshtë do të lexoni 5 dobitë shëndetësore të lëngut të panxharit;
Lëndë ushqyese që luftojnë qelizat kancerogjene.
E kemi thënë që sa më e fortë të jetë ngjyra e një fruti apo perimeje aq më të fuqishëm janë antioksidantët! Kjo do të thotë që phytonutrientët kanë vetinë të reduktojnë krijimin e qelizave tumorale.
Panxhari detoksikon mëlçinë.
Panxhari është i pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë në pastrimin e mbetjeve dhe toksinave duke forcuar sistemin imunitar. Beetina e gjendur me shumicë në këtë perim ndihmon qelizat e mëlçisë të eliminojnë toksinat ndërsa pektini në panxhar pastron toksinat që janë hequr nga mëlçia në mënyrë që ato të mos kthehen në trup. Pra panxhari pastron organin që pastron dhe detoksikon të gjithë organzimin e njeriut.
Panxhari ndihmon aparatin tretës.
Panxhari është i pasur në fibra dhe ndihmon lëvizjen e zorrëve për një tretje dhe përthithje efikase të lëndëve ushqimore.
Panxhari mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve që në lindje.
Panxhari është i pasur në vitaminë C dhe fibra me kalium dhe mangan. Këto minerale esenciale janë jetike për funksionimin e nervave, muskujve, veshkave, pankreasit dhe mëlçisë.
Ul presionin e gjakut
Pirja e lëngut të panxharit mund të ulë nivelet e tensionit të gjakut në vetëm disa orë. Kjo pije rikthen në kohë elasticitetin e enëve duke i zgjeruar dhe permirësuar qarkullimin e gjakut.