‘Panucci, Panucci, shko në djall’ – tifozët në ‘Loro Boriçi’ kërkojnë largimin e trajnerit
Shqipëria është duke u turpëruar nga Skocia me rezultat 4:0.
E tifozët nuk janë përmbajtur dhe në kor kanë filluar të kërkojnë largimin e selektorit Christian Panucci, i cili është në listën e trajnerëve më të dështuar që ka patur Kombëtarja.
”Panucci, Panucci, shko në djall”, dëgjohej duke brohoritur i gjithë publiku në ‘Loro Boriçi’, shkruan Periskopi.
Tekniku italian qëndronte pa lëvizur në stol dhe duket se e ka kuptuar që tashmë ai vet duhet të largohet nga drejtimi i Shqipërisë./Periskopi/



