Pantallonat me ‘kaish’ rikthehen në trend!
Herë pas herë, në kohë të ndryshme, pantallonat me kaish rikthehen në modë kështu që mbajeni në mend për mos t’i hudhur ato që keni blerë. Ju të tjerat që i keni ruajtur, mund t’i nxirrni këtë verë dhe t’i përdorni sërish, ndoshta duke iu bërë disa modifikime si stampimet me fruta apo lule.
Në rast se nuk keni pasur asnjëherë një palë të tilla, ka ardhur koha për t’i blerë. Këtë verë pantallonat me kaish do të jenë tendencë. Nuk ka rëndësi materiali apo ngjyra, mund të jenë xhins apo material tjetër, të bardha apo të kaltra…
Mjafton të bëni kombinimin e duhur me bluzën dhe sandalet apo këpucët që do t’i vishni.