Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Moda është një industri milionadollarëshe, është një formë arti dhe mbi të gjitha është e domosdosdoshme. Mirëpo si një pjesë e madhe e industrive të tjera, edhe moda u prek nga pandemia. Kësisoj, u desh të përshtatej.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Mbyllja e dyqaneve fizike dhe anulimi i eventeve

Për shkak të ruajtjes së distancës sociale, dyqanet fizike u mbyllën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndërkohë që një sërë eventesh u anuluan. Të parat që u prekën nga pandemia ishin markat kineze, si Angel Chen dhe Ricostru. Chanel njoftoi në fund të shkurtit se nuk do të organizonte eventin për koleksionin Métiers d’Art në Pekin. Giorgio Armani njoftoi të ftuarit 24 orë para sfilatës së eventi do të transmetohej online dhe nuk do të kishte të ftuar.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Disa marka anuluan porositë në Bangladesh

Për shkak të mbylljes së dyqaneve dhe rënies së shitjeve, Forbes raporton se disa marka perëndimore anuluan kërkesat e bëra në furnitorë në Bangladesh. 1.2 milionë punëtorë në Bangladesh janë ndikuar nga anulimet e porosive dhe mijëra furnitorë kanë humbur kontratat. Megjithatë fushata të ndryshme, si për shembull nga H&M, po përpiqen që të kompesojnë dëmet dhe ka shpresë së situata do të përmirësohet.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Humbjet financiare të parashikuara

Në sektorin e produkteve të luksit, markat pritet të kenë një rënie në shitje prej 10 miliardë eurosh. Këto marka janë të lidhura ngushtë me konsumatorët kinezë, që janë ndër më të prekurit nga pandemia.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Influencuesit dhe thirrjet publike

Njerëz të njohur në industrinë e modës përdorën platformat e tyre për të kontribuuar sadopak në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga Covid-19. Stilistet Anna Rosa Vitiello dhe Bettina Looney krijuan një garderobë të re, shitjet e të cilës kishin qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar organizatat e bamirësisë në SH.B.A.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Ndihma e markave luksoze

Gucci: Marka italiane ofroi 1,100,000 maska kirurgjikale dhe 55,000 veshje mjekësore. Gucci gjithashtu po ndihmon në fushatat e mbledhjes së fondeve, duke kontribuuar në Departamentin e Mbrojtjes Civile Italiane dhe Fondin e Përgjithshëm të Solidaritetit.

Ralph Lauren: Ralph Lauren premtoi 10 milionë dollarë për të lehtësuar dëmet e Covid-19. Po kështu do të prodhojë 250,000 maska për fytyrën dhe 25,000 veshje mbrojtëse për mjekët.

Prada: Prada financoi ndërtimin e tre spitaleve të reja në Milano si edhe do të prodhojë 110,000 maska dhe 80,000 veshje mjekësore që do të dorëzohen në spitalet e Toskanës.

Louis Vuitton: LV shpërndan falas te autoritetet shëndetësore franceze xhel antibakterial. Kompania gjithashtu premtoi 40 milionë maska për fytyrën.

Armani: Armani dhuroi 1.4 milionë dollarë për spitalet dhe organizatat shëndetësore në Itali.

Pandemia: Si u godit industria e modës dhe ç’po ndodh tani

Eventet kaluan në platforma online

Teksa evente të rëndësishme u anuluan, industria e modës u përpoq që të përshtatej duke kaluar në platforma online. Java e modës në Shangai filloi më 24 mars dhe u transmetua tërësist online. Edhe në Tokio u ndoq e njëjta praktikë.

Këshilli Britanik i Modës njoftoi se Java e Modës në Londër do të vijojë sipas datave të planifikuara, 12-14 qeshor, por në vend të një shfaqjeje fizike, përmbajtja do të transmetohet në një platformë dixhitare në londonfashionëeek.co.uk. Përmbajtja do të jetë e ndarë në disa mënyra: me video live në Instagram, pyetje-përgjigje, podcast, konferenca në Zoom, video etj.

Shpërndaje në: