Pandemia nuk e ndal Taynën, nis punën për këngën e re
Tayna së shpejti vjen me projekt të ri muzikor.
Tayna tash e disa ditë qëndroi e mbyllur në shtëpi, në Prizren bashkë me prindërit e saj, shkruan lajmi.net.
Reperja nuk i ka harruar fansat edhe gjatë kësaj periudhe pandemie, ajo ka nisur punën për të finalizuar projektin e ri muzikor.
Këtë gjë e bëri të ditur menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili përmes një postimi shfaqi reperen në studio duke punuar për këngën e re.
“Qa po vjen”, ka shkruar Hykolli sipër videos, ndërsa detaje të tjera nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura.
Për ndryshe, “Edhe ti”, mban titullin kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzikun.