Panamaja kundër Trump: Sovraniteti i Kanalit nuk është i negociueshëm
Sovraniteti i Kanalit të Panamasë nuk është i negociueshëm, deklaroi presidenti, José Raul Mulino në përgjigje të kërcënimeve për aneksim nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Dua të jem i qartë, opinionet e zotit Trump sot, sipas të cilave ai do të diskutonte për një shumë parash, nuk janë të vërteta dhe asnjë lloj oferte nuk ka mbërritur në këtë qeveri dhe le të jemi të qartë: Kanali është i panamezëve dhe do të vazhdoni të jetë kështu”, shtoi presidenti duke folur për median panameze, raporton ANSA.
”Sovraniteti i Kanalit tonë është i panegociueshëm. Deri më 20 janar, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të të udhëhiqet nga Joe Biden. Më pas do të kemi marrëdhënie me zotin Trump dhe qeverinë e tij por pa negociuar mbi Kanalin”, shtoi ai.