Pamjet zemërngrohëse tregojnë saktësisht si reagojnë lojtarët e Interit kur e shohin Eriksenin për herë të parë pas kolapsit

Kanë kaluar dy muaj prej kur Christian Eriksen pësoi një sulm në zemër në ndeshjen hapëse të Euro 2020 të Danimarkës kundër Finlandës.
Mesfushori i Interit kolapsoi në pjesën e parë të ndeshjes në ‘Parken Stadium’, transmeton Periskopi.
Eriksen kaloi shumë kohë i shtrirë në fushë, para se të dërgohej në spital.
Fatmirësisht, 29-vjeçari ia doli të shpëtojë dhe tash është rikuperuar plotësisht.
53 ditë kanë kaluar nga kolapsi dhe Eriksen u rikthye në qendrën stërvitore të Interit, të mërkurën në mëngjes.
Ai u përshëndet nga bashkëlojtarët, të cilët u dukën të ngazëllyer që shihnin mesfushorin.
Interi ka publikuar pamjet e mëposhtme në llogarinë zyrtare në Twitter. /Periskopi.com/
It’s so good seeing Christian Eriksen back at Inter Milan’s training ground today ??
? @Interpic.twitter.com/JfoEEKDN6G
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 4, 2021