Pamjet tregojnë Thomas Tuchelin absolutisht të frustruar me Timo Wernerin kundër Evertonit
Thomas Tuchel ende nuk e ka shijuar humbjen si trajner i Chelseat.
”Të Kaltërit” vazhduan ecurinë pa humbje nën lidershipin e gjermanit edhe të hënën mbrëma, duke mposhtur Evertonin 2-0 në ‘Stamford Bridge’, transmeton Periskopi.
Një autogol nga mbrojtësi i ‘Toffees’, Ben Godfrey dhe një penallti e konkretizuar nga Jorginho ia siguruan Chelseat pikët e plota.
Skuadra nga perëndimi i Londrës është tash në pole pozicion për t’u kualifikuar në Champions League edicionin e kaluar, teksa është katër pikë prapa vendit të dytë Manchester Unitedit.
Pavarësisht rezultateve të mira, trajneri i Chelseat ka ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje dhe një i tillë është forma e dobët e Timo Wernerit para golit.
Ish-ylli i Leipzigut dështoi të shënonte kundër Evertonit, duke humbur dy raste shumë të mira.
Ai nuk po duket aspak si lojtari që ndizte dikur Bundesligën dhe kjo gjë qartazi po e shqetëson Tuchelin.
Pas ndeshjes së Evertonit, dolën pamjet ku shihet trajneri i Chelseat duke i bërtitur Wernerit që nuk po i zbatonte instruksionet bazë.
Only good thing about empty stadiums is hearing what managers say & Tuchel was having none of Werner:
“Timo, how long are you staying on the left? You’re playing on the right! The last 15 mins you’ve only been on the left! Don’t you understand?”
???
pic.twitter.com/7f1Zuwsdy2— Taísto (@TaistoFCB) March 8, 2021
Gazetari Ronan Murphy përktheu fjalët e Tuchelit, i cili u shpreh: ”Timo, edhe sa do të luash në të majtë? Ti luan në të djathtë. Ke luajtur në të majtë që 15 minuta. A nuk po kupton?” /Periskopi.com/