Pamjet tregojnë gjithçka: I tradhtuar nga Presidenti, shikoni sa ftohtë takohen Messi dhe Laporta

Pamjet tregojnë gjithçka: I tradhtuar nga Presidenti, shikoni sa ftohtë takohen Messi dhe Laporta

Leo Messi njoftoi në një konferencë shtypi të dielën se do të largohej nga Barcelona.

Pak para se të bënte takimet e fundit të tij, Messi u pa duke përshëndetur presidentin Joan Laporta, megjithatë ishte një shkëmbim i ftohtë.

Kamerat e BarcaTV kapën momentin, ku të dy shkëmbyen një shtrëngim duarsh të thjeshtë me Messin duke shfaqur një shprehje serioze ndërsa Laporta e përkëdhelte në kurriz pas përshëndetjes.

Messi këmbënguli në konferencën e tij për shtyp se ai kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të mbetur në Barcelonë, edhe pse ai nuk hyri në detaje.

Fushata presidenciale e Laporta në fillim të këtij viti u përqëndrua në premtimin se Messi do të qëndronte, por diskutimet rreth Superligës dhe fondit CVC tani kanë çuar në dyshime se avokati katalanas mund të ketë dhënë përparësi ambicieve të tij.

Shpërndaje në: