Pamjet nga stërvitjet e Floyd Mayweatherit dëshmojnë se ai mbetet mjeshtri i vërtetë i boksit

Pamjet nga stërvitjet e Floyd Mayweatherit dëshmojnë se ai mbetet mjeshtri i vërtetë i boksit

Floyd Mayweather nuk ka treguar shenja ngadalësimi, derisa ka vazhduar të stërvitet për meçin me Logan Paulin këtë fundjavë.

Mayëeather është tash 44-vjeç dhe ka qenë i pensionuar që prej kur mposhti yllin e UFC-së, Conor McGregor në gusht të 2017-tës, në një prej meçeve më të mëdha paguaj-për-të-shikuar ndonjëherë.

Triumfi i tij kundër McGregorit e ngriti bilancin e tij në 50-0 si boksier profesionist, me amerikanin që konsiderohet si një prej më të mirëve të të gjitha kohëve.

Pavarësisht se u pensionua disa herë në të kaluarën, ‘Pretty Boy’ ka vendosur të nxjerr nga varësja dorezat përsëri, derisa do të ndeshet me YouTuberin, Logan Paul në një meç ekzibicional.

Lufta ka potencialin të fitojë interesim të ngjashëm si meçi Mayweather kundër McGregorit, teksa Paul ka miliona fansa dhe ndjekës në rrjetet sociale.

Edhe pse vëllai i tij, Jake po fiton famë me disa përballje impresive, Logan Paul dukshëm ka më pak eksperiencë, derisa meçi i tij i vetëm përfundoi me humbje kundër KSI më 2019.

Dhe bazuar në pamjet e mëposhtme, atë e pret testi i ‘pamundur’ kundër Mayweather. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: