Pamjet kur McGregor i tha Cristiano Ronaldos se do ta zinte në listën e sportistëve më të paguar

Pamjet kur McGregor i tha Cristiano Ronaldos se do ta zinte në listën e sportistëve më të paguar

Nëse McGregorit i duhet punë e re kur t’i varë dorezat, irlandezi mund të kycet në shikimin e fatit.

Rikthehemi në vitin 2016, atleti i 85-të më i paguar në botë ndau disa fjalë me Cristiano Ronaldon, transmeton Periskopi.

McGregor i premtoi legjendës së futbollit se një ditë ai do ta kalonte atë në përfitime dhe do ta cementonte emrin e tij në krye të listës së të ardhurave.

Shkëmbimi ndodhi gjatë vizitës së Ronaldos në kampin stërvitor të McGregorit për mecin e dytë me Nate Diazin atë vit.

”Ti ishe numri 1 në listën e ‘Forbes’. Unë isha numër 35 apo dicka e tillë. Do të ngjitem. Ndoshta vitin tjetër do të të zë,” tha McGregor.

”Nuk mendoj ashtu,” u përgjigj Ronaldo.

Shkojmë disa vite më vonë dhe McGregor është shpallur atleti më i paguar nga ‘Forbes’ për vitin 2020, me plot 180 milionë dollarë të ardhura. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: