Pamjet e stërvitjes jashtëzakonisht relaksuese të Real Madridit para finales së CL, kanë shkuar viral
Më 2017, Real Madridi u bë skuadra e parë që mbron titullin e Champions Leagues prej kur ky kompeticion u ribrendua më 1992/93.
‘Los Blancos’ fituan kompeticionin më të madh të klubeve për herë të 11 një vit më parë.
12 muaj më vonë, pas fitores së famshme në Lisbonë kundër Atletico Madridit, Reali e fitoi përsëri në Kardif, pasi demoloi Juventusin 4-1, transmeton Periskopi.
Dy gola nga Cristiano Ronaldo (kush tjetër?) dhe golat nga Casemiro dhe Marco Asensio, ia siguruan fitoren skuadrës së Zinedine Zidane.
Real Madridi ishte thjesht shumë i fortë atë natë dhe pedigreja evropiane e bëri të veten.
Lojtarët që shkëlqyen në Kardif nuk u duk se patën asnjë pikë presioni dhe pasi t’i shihni pamjet nga stërvitja e tyre para lojës, ky fakt fuqizohet edhe më shumë.
Shikoni më poshtë videon virale. /Periskopi.com/
Only Real Madrid players can relax this way before a UCl finalpic.twitter.com/N6rVExr66I
— ???????⚡- Fan (@NathnaelKebede) January 14, 2022