Pamjet e çmendura tregojnë lojtarët e Boca Juniors duke u përleshur me policinë pas humbjes në Copa Libertadores

Pamjet e çmendura tregojnë lojtarët e Boca Juniors duke u përleshur me policinë pas humbjes në Copa Libertadores

Boca Juniors është eleminuar nga Copa Libertadores pas humbjes në penallti nga Atletico Mineiro.

Por kjo nuk është as gjysma e stories.

Pas ndeshjes, lojtarët e Bocas u përplasën me stafin e rivalëve, poashtu edhe me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës në kundërpërgjigje.

Policia braziliani u pak duke hedhur sprej drejt Bocas, derisa këta u munduan të futen në zhveshtoren e skuadrës vendëse, ku gjyqtarët ishin futur si refugjatë, transmeton Periskopi.

Boca ishte e frustruar pasi VAR i mohoi një gol për pozitë jashtë loje për herë të dytë në përballjen me dy ndeshje.

Në ndeshjen e parë në Buenos Aires, Bocas iu mohua një gol për pozitë jashtë loje pas rishikimit nga VAR. Dhe në barazimin 0-0 në Mineirao stadium, ndodhi e njëjta gjë.

Pati përplasje mes dy taborreve të futbollistëve në fushë, me trajnerët e të dy skuadrave që u përjashtuan.

Pas ndeshjes, mesfushori i Bocas, Diego Gonzalez u pyet nëse gjyqtarët luajtën rol në rezultat.

”Pa dyshim, të gjithë mund ta shohin këtë. Ne shënuam një gol të mirë dhe ne merituam fitoren edhe në ndeshjen e parë,” tha ai.

”Kjo dhemb, ndihemi keq. Conmebol (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) duhet ta shikojë këtë referim.”

Ritransmetimet sugjerojnë se vendimi për pozitë jashtë loje ishte i rëndë.

Por ky nuk është arsyetim për skenat e shëmtuara që i pamë pas kohës së rregullt.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: