Pamje të rralla kur N’Golo Kante humbi durimin dhe i tregoi Danny Roset sa i egër mund të jetë

Pamje të rralla kur N’Golo Kante humbi durimin dhe i tregoi Danny Roset sa i egër mund të jetë

N’Golo Kante me plot meritë po i merr lavdatat që po i vijnë pas triumfit të Chelseat në finalen e Champions Leagues.

Mesfushori defanziv francez dhuroi një tjetër paraqitje brilante, duke u shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’ kundër Man Cityt të Pep Guardiolas në Porto, teksa mbuloi çdo fije bari përgjatë 90 minutave lojë, transmeton Periskopi.

Ai është tash në mesin e favoritëve për ta fituar ‘Topin e Artë’, teksa kompanitë e basteve e kanë vënë vetëm Robert Leëandoëskin dhe Kylian Mbappen para tij.

Përveç që është brilant në fushë, askush kurrë nuk e thotë një fjalë të keqe për Kanten. Lojtarët, trajnerët dhe fansat e admirojnë.

Mirëpo, nuk mund t’i arrish majat të cilat i ka arritur Kante gjatë karrierës së tij, pa pasur flakë në bark dhe vendosmëri të pashoq brenda vetes.

Dhe këtë pikërisht do ta thotë Danny Rose, i cili sigurisht se tash mendon se Kante nuk është lojtar me të cilin do të doni të shtyheshit me inatë.

Gjatë një përballjeje në Carabao Cup mes Chelseat dhe Tottenhamit në janar të vitit 2019, Rose u përball me Kanten dhe shtyu francezin për ta fituar topin.

Kur nuk u akordua goditje dënimi, Kante fitoi hakmarrjen duke ndërhyrë fuqishëm në Rosen në afërsi të vijës anësore.

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: