Pamje të çmendura të turmës që u mblodh në Majami, pasi e kuptuan se Messi po darkonte në një restaurant

Pamje të çmendura të turmës që u mblodh në Majami, pasi e kuptuan se Messi po darkonte në një restaurant

Lionel Messi do ta mbajë mend verën e vitit 2021 sa të jetë gjallë.

Superylli i Barcelonës më në fund fitoi një trofe të rëndësishëm pas më shumë se një dekade zemërthyese me Argjentinën, transmeton Periskopi.

Messi shijoi humbjen në katër finale para asaj të shtunës, të cilën e fitoi 1-0 kundër Brazilit në ‘Maracanan’ legjendar.

Pasi festoi me skuadrën për disa ditë, gjashtë herë ‘Topi i Artë’ tash po e shijon një pushim të merituar në Majami me familjen e tij.

Mirëpo, për disa arsye, ndoshta, pushimi i tij nuk do të jetë shumë komod.

Kjo pasi të qenurit një prej atletëve më të famshëm në histori të sportit i ka anët negative, të cilat nënvizohen nga pamjet e mëposhtme ku Messi rrethohet nga një turmë në Majami, teksa po mundohej të largohej nga një restaurant.

Në fakt është paksa e frikshme të shikojmë si fansat reagojnë kur shohin magjistarin e vogël argjentinas.

Shikoni më poshtë.

Shpërndaje në: