Pamje pas shpërthimit të veturës së drejtorit të QKUK’së brenda oborrit të spitalit

Pamje pas shpërthimit të veturës së drejtorit të QKUK’së brenda oborrit të spitalit

Pak më parë ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit, përcjell Periskopi.

Kurse, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.

Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

 

Policia për veturën e U.D. të drejtorit të QKUK’së: Bëhet fjalë për shpërthim, s’ka të lënduar

Shpërndaje në: