Pamje: Pacquiao pëson humbje zemërthyese në meçin e parë pas rikthimit në boks

Pamje: Pacquiao pëson humbje zemërthyese në meçin e parë pas rikthimit në boks

Manny Pacquiao është mposhtur në rikthimin e tij në boks nga zëvendësuesi i vonshëm Yordenis Ugas – duke e lënë të ardhmen e tij në sport në dyshim, transmeton Periskopi.

Filipinasi legjendar dhe ikonik pritej të ndeshej me amerikanin e pamposhtur, Errol Spence Jr për titujt WBC dhe IBF.

Mirëpo, kampioni i peshës së lehtë u tërhoq në fund për shkak të një lëndimi në sy, me Ugas që zuri vendin e tij si kundërshtar i Pacquiaos.

Ky i fundit u mposht me vendim unanim dhe menjëherë janë ngritur pikëpyetje rreth të ardhmes së tij në sport.

Sidoqoftë, ai ka refuzuar pensionimin duke thënë:

”Nuk e di. Më lërni njëherë të relaksohem dhe të marr një vendim nëse do të vazhdoj të ndeshem apo jo.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: