Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se u plagosën familjarët e të akuzuarit për vrasjen e boksierit Nimani

Operacion i madh përpara gjykatës rajonale në Bielefeld: Të shtëna u dëgjuan para ndërtesës. Mësohet se janë plagosur disa persona. Aty sot nga ora 9 u zhvillua gjyqi i boksierit të vrarë, Besar Nimani.
Kështu të paktën po raporton mediumi gjerman ‘WDR’, ku citon se dëshmitarët okularë kanë thënë se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë, pas plagëve të marra, përcjell Insajderi.
Sipas WDR, aty janë parë dy të plagosur që duhej të ringjalleshin. Sipas mediumit, mësohet se janë babai dhe vëllai i të pandehurit në procesin Nimani.
Mediumi thotë se vëllai i të akuzuarit është plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij në gjoks i cili është në gjendje kritike.
Mediat gjermane kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një ekip mjekësor duke i dhënë ndihmë njërit nga të plagosurve.
Po ashtu, në fotografi është publikuar edhe njëri nga të dyshuarit që ka rënë nën prangat e policisë gjermane.
Pamjet nga vendi i ngjarjes:





