Pamje nga vendi i aksidentit ku u dogjën brenda makinës katër të rinj në Shqipëri (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Fushë-Prezë ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj, Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24-vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.
Raporton Klan News bën me dije se Enejdi Laçi, Erildi Laçi dhe Andi Laçi janë vëllezër, raporton Periskopi.
Makina që drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi, është përplasur me betonierën dhe si pasojë e përplasjes ka shpërthyer në flakë.
Në pamundësi për të dalë nga makina asnjë nga të rinjtë nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve.
Ndërsa drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi është larguar menjëherë nga vendngjarja./Periskopi/
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.