Pamje nga spitali, duket i tronditur: Kjo është gjendja e lojtarit të Arabisë që pësoi lëndim të tmerrshëm ndaj Argjentinës
Mbrojtësi Arabisë Saudite, Yasser Al Shahran po qëndron në spital për trajtim, pas lëndimit horror që e pësoi në ndeshjen ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.
Mbrojtësi në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikut, padashje u godit me gju në nofull nga portieri i Arabisë, shkruan Periskopi.
Ndeshja u ndërpre menjëherë pasi gjendja e Al Shahran ishte përkeqësuar.
Por, një ditë pas ndeshjes futbollisti ka qetësuar fansat duke treguar se është mirë dhei i ka uruar fitoren atyre.
Watch: #Saudi footballer Yasser al-Shahrani assures fans he is recovering well after sustaining a painful injury during the Kingdom’s match against #Argentina at the #WorldCup.https://t.co/gUMX3Uwneb pic.twitter.com/l5N59FEV1y
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 23, 2022