Pamje nga përleshja mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për vitin 2025 është kthyer në kaos të përgjithshëm dhe në konfrontim fizik mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.
Fillimisht ka pasur një shtytje, e më pas një konfrontim fizik mes Bojan Torbicës nga Lëvizja Socialiste dhe kryetarit të SSP-së, Dragan Dilas.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë dhe kanë tentuar të qetësojnë deputetët.
Më pas Brnabiq u largua nga karrigia dhe u bëri thirrje deputetëve të kthehen në vendet e tyre.
Shikoni si dukej kaosi i përgjithshëm në Parlament.