Pamje nga momenti kur Hamilton në mënyrë brutale nxjerr nga pista Verstapenin

Pamje nga momenti kur Hamilton në mënyrë brutale nxjerr nga pista Verstapenin

Është duke u zhvilluar gara ‘Silverstone’ për çmimin e madh të Formula 1.

Max Verstapen ka pësuar një aksident të frikshëm pasi u prek nga Lewis Hamilton në shpejtësi e sipër, transmeton Periskopi.

Hamilton e preku nga prapa bolidin e Verstapenin, duke e nxjerr brutalisht nga gara.

Pas asaj prekje Verstapen ka humbur tërësisht kontrollin e makinës dhe është përplasur dhunshëm me barrierat mbrojtëse prej gome.

Fatmirësisht asnjë problem i rëndë shëndetësor për pilotin holandez. Për momentin është flamur i kuq dhe gara do duhet të nisë sërish, me Leclerc kryesues dhe Hamilton ndjekës. /Periskopi.com/

VIDEO

Shpërndaje në: