Pamje nga momenti kur CR7 largohet para kohe nga stërvitja e Juventusit

Pamje nga momenti kur CR7 largohet para kohe nga stërvitja e Juventusit

Cristiano Ronaldo ka ndërprerë stërvitjen e tij në Continassa para kohe: Portugezi, në fakt, nuk mori pjesë në ndeshjen e kontrollit në fushë. I shoqëruar nga një anëtar i stafit, CR7 arriti në dhomat e zhveshjes pas një goditje në krah të pësuar në një përplasje me Alex Sandron.

Sidoqoftë, asnjë shqetësim nuk duket në ambjentin bardhezi: sipas mjekëve nuk është asgjë serioze dhe portugezi do të jetë rregullisht në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Empolit.

Sikur të mos mjaftonte pankina në debutimin në kampionat kundër Udineses, me teknikun Allegri që konstatoi se me formën fizike të CR7 nuk ishte e mundur një ndeshje nga fillimi, tani vjen edhe një dëmtimi që, sado i lehtë, do të pengojë rikuperimin e formës së portugezit.

E ndërkohë, në shtatë ditët e fundit të merkatos, diskutimi i transferimit të Cristianos vazhdon me Manchester City, edhe pse gjërat janë të komplikuara. Ronaldo është në librin e pagave të Juves për 57,3 milionë bruto në sezon, shifër monstruoze për arkat bardhezi që City nuk mendon absolutisht ti barazojë, duke e bërë të vështirë akordin me lojtarin.

Kësaj i shtohet edhe nevoja e Juves për të marrë një sulmues për ta zëvendësuar: Allegrit i pëlqen Gabriel Jesus, por City nuk ka ndërmend ta lëshojë brazilianin.

Shpërndaje në: