Pamje nga gara mes dy veturave më të shpejta serike në botë – Nevera vs. Tesla Plaid
Kroati Mate Rimac ka ndarë në profilin e tij në Facebook, një video nga Drag Times, ku shfaq garën mes modelit Nevera dhe asaj të Tesla Model S Plaid.
“Videon që shumëkush e ka pritur – Nevera vs. Tesla Model S Plaid”, ka shkruar kroati Rimac, transmeton Telegrafi.
Veturat e kompanisë kroate ka fituar pa ndonjë problem kundër Tesla, e si është duke gara mes dy veturave më të shpejta serike në botë – shikon videon e publikuar më poshtë.
Tesla Model S Plaid, është një veturë elektrike që kushdo që i ka xhepat e thellë mund ta ketë në garazhin e tij.
Së fundmi ka vënë një rekord ku një të katërtën e miljes e ka përshkuar për vetëm 9.25 sekonda. E shpejtësinë nga 0-60 milje e ka arritur për 1.99 sekonda.
Disa javë më vonë, Nevera ka thyer këtë rekord kur vetura kroate të njëjtën distancë e përshkoi për 8.62 sekonda.