Pamje nga festa e Prishtinës në zhveshtore pas triumfit të parë në Superligë, pas shtatë viteve
Prishtina u konfirmua si kampione e Kosovës në Superligë sot.
Prishtinasit patën nevojë vetëm për një pikë në takimin e sotëm kundër Gjilanit për ta siguruar edhe matematikisht titullin, por nuk i lanë asgjë rastit duke fituar 2-1, shkruan Periskopi.
Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur deri në fund, Prishtina ka 78 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Drita.
Më poshtë, ju sjellim pamje nga festa e kryeqytetasve në zhveshtore pas triumfit në Superligë, të huazuara nga ‘Sheshi’. /Periskopi.com/