Pamje nga festa e çmendur e futbollistëve të Prishtinës pas fitores sot kundër Feronikelit
Prishtina sot gati sa nuk e konfirmoi veten si kampione të Superligës së Kosovës, për herë të parë pas te tetë viteve.
Në fakt, kryeqytetasve u duhet vetëm edhe një pikë nga dy xhirot e fundit për ta siguruar edhe matematikisht titullin, shkruan Periskopi.
Triumfi 2-1 i sotëm kundër Feronikelit dhe barazimi i Ballkanit me Dritën, ia dhanë shtysën e madhe skuadrës së Zekirija Ramadanit.
E pas triumfit të sotëm dhe rezultatit në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Dritës, futbollistët dhe stafi i Prishtinës ia filluan festës në zhveshtore.
Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/