Pamje nga arrestimi i të dyshuarit për ‘sulmin’ në Manheim

Në rrjetin “X” janë shpërndarë pamje nga momenti kur kapet i dyshuari për atë që ende nuk dihet nëse është sulm, por që la së paku një person të vdekur në Manhajm të Gjermanisë.
Një veturë është futur në një turmë njerëzish në qytetin perëndimor gjerman, Mannheim, duke shkaktuar pasoja në njerëz, raportoi të hënën gazeta “Mannheimer Morgen”, duke cituar dëshmitarë.
Policia lokale tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qendër të qytetit, pa dhënë hollësi të tjera, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Incidenti ndodhi në kohën kur turma njerëzish mblidhen nëpër qytete në rajone përfshirë Rheinland-Pfalz për parada për shënimin e sezonit të karnavaleve.